Gledis Nano, imazhi ndërkombëtar i policisë në vetëm pak muaj në detyrë

189
Sigal

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe të vendeve partnere e aleate ka qenë mes prioriteteve të të gjithë emrave që kanë drejtuar uniformat blu ndër vite. Por, askush prej tyre nuk ka pasur në vitin e parë të detyrës ritmin e vizitave dhe të takimeve me ndërkombëtarët si drejtori aktual, Gledis Nano. I ardhur në këtë detyrë në tetor të vitit të kaluar, Nano ka qenë i angazhuar në disa vizita në SHBA, Gjermani, Itali, Greqi, Spanjë e deri në Izrael. Veç sasisë së këtyre vizitave, edhe takimet e kreut të Policisë së Shtetit në dukje janë me cilësore se ato të paraardhësve të tij në krye të uniformave blu. Në SHBA u takua me shefin e FBI-së, Christopher Ëray. Takimet pati edhe me zëvendësNdihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë Bruce Sëartz, Shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA) George Papadopoulos dhe Drejtoreshën Ndërkombëtare të Çështjeve Narkotike dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) për Evropën dhe Azinë, Kate. Szpila, si dhe drejtues të tjerë të lartë nga Byroja e Sigurisë Diplomatike e Departamentit të Shtetit. Edhe në Gjermani takimet kanë qenë në nivelet më të larta të policisë federale gjermane. Nano është pritur në takim nga Presidenti i Zyrës Federale të Krimeve të Gjermanisë (BKA) Holger Münch dhe nga Zëvëndëspresidentja e Zyrës Federale të Krimeve (BKA) të Gjermanisë, Martina Link. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Itali, ku veç takimeve matanë Adriatikut, vetë kreu i policisë italiane, Lamberto Giannini vizitoi Tiranën ku u prit nga Gledis Nano në kuadër të deklaratës së mirëkuptimit të nënshkruar mes dy palëve, për ngritjen e tryezave të përbashkëta teknike mes drejtuesve të lartë të policive të të dy vendeve. Po ashtu edhe në Spanjë, Greqi dhe Izrael, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pasur takime në nivelet më të larta të organeve të rendit në vendet përkatëse. Vizitat tregojnë se me apo pa dashje, Gledis Nano është bërë imazhi ndërkombëtar i Policisë shqiptare dhe nisur nga niveli i lartë i emrave që e kanë pritur mund të thuhet se imazhi i uniformave blu jashtë kufijve është përmirësuar. Sa për bashkëpunimin, një sërë e vendosur nga Gledis Nano me partnerët dhe agjencisë ligjzbatuese ndërkombëtare mjafton të përmendet fakti se në vetëm 8 muaj në detyrë janë realizuar një sërë operacionesh të përbashkëta me policinë italiane, greke dhe atë gjermane. Këto operacione tregojnë se është rikthyer besimi ndërkombëtar te Policia e Shtetit nën drejtimin e Gledis Nanos.