Gjykata italiane jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn

134
Sigal

Drejtësia italiane ka dënuar përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg, Mois Habilajn. Gjykata e Lartë italiane ka rrëzuar kërkesën, duke lënë në fuqi dënimin ekzistues.

Ai u akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili.

Ai kaloi më shumë se tre vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Së bashku me Habilajn, përfunduan në pranga edhe 11 persona të tjerë. hetimi u zgjerua më tej dhe përfshi edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjithashtu ndodhet në burg duke vuajtur dënimin. Tahiri ishe kushëri me Habilajt dhe akuzohet se i ka favorizuar.