Vendimi për taksimin / Lista e profesioneve të lira, kush do futet në regjimin e të ardhurave të tatueshme, kushtet dhe pragu i vlerës vjetore

997
Sigal

 

 

 Profesionistët kanë detyrimin e regjistrimit si subjekte tatimore, dhe shumica e tyre përfshihen në fashën e subjekteve me të ardhura deri 14 milion lekë në vit, pra që gëzojnë të drejtën e tarifës tatimore 0 % (

Të gjithë të vetëpunësuarit që aktualisht mund të konsiderohen të privilegjuar pasi nuk tatohen, prej vitit të ardhshëm do t’u duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat. Ndryshimet ligjore do të jenë të parashikuara në ligjin për tatimin mbi të ardhurat që do të publikohet brenda muajit qershor. Këto ndryshime vijnë pas aksionit anti-informalitet që u intensifikua këtë vit pas daljes së databazave të pagave në fund të vitit të shkuar.

Por çfarë do të ndryshojë konkretisht për profesionet e lira, dhe cila është skema aktuale?

Aktualisht profesionistët e lirë në ligj njihen me termin të vetëpunësuar, dhe nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat, por janë subjekte të TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin, çka do të thotë se paguajnë për fitimet që kanë. Por kjo skemë nuk ka dhënë rezultate për shkak se të gjithë profesionistët e lirë të regjistruar si subjekte tatimore dhe nëse nuk kalojnë pragun prej 10 milionë lekësh të ardhura në vit nuk paguajnë TVSH, sepse janë të përjashtuar, dhe kur nuk kalojnë pragun prej 14 milionë lekësh nuk paguajnë tatim fitim. Shumica e profesioneve të lira nuk i kalojnë këto pragje dhe gëzojnë të drejtën e tarifës tatimore 0 %.“Në sistemin aktual tatimor, profesionistët kanë detyrimin e regjistrimit si subjekte tatimore, dhe shumica e tyre përfshihen në fashën e subjekteve me të ardhura deri 14 milion lekë në vit, pra që gëzojnë të drejtën e tarifës tatimore 0 % (te ardhurat e tyre janë të përjashtuara nga pagesa e tatimit). Ky trajtim fiskal ka krijuar diferencime shumë të mëdha në skemat e taksimit ndërmjet profesionistëve të vetëpunësuar dhe profesionistëve të punësuar, duke shkelur parimin e barazisë në taksim”, thuhet në dokumentin e strategjisë afatmesme të të ardhurave 2022-2026, që u hodh për konsultim publik nga Ministria e Financave në shkurt 2022, por që u shtynë konsultimet prej krizës së çmimeve.

Për shkak se këto profesionistë të lirë, ku përfshihen profesione të shumta (jurist, avokat, dentist, farmacist, elektricist, fotografë, videograf, dizajnerët, përmbaruesit etj) kanë përfituar se janë trajtuar si biznese qeveria tashmë do i taksojë si të punësuarit e tjerë që janë pjesë e skemës së tatimit progresiv, pasi do të futen në sistemin e tatimit mbi të ardhurat.

“Përfshirja e profesionistëve të vetëpunësuar në sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale. Individët e vetëpunësuar që veprojnë brenda profesioneve të lira dhe/ose të licencuara, duhet të futen në regjimin e tatimit mbi të ardhurat personale. Kjo do të ndihmojë në rivendosjen e neutralitetit ndërmjet një grupi tatimpaguesish që janë praktikisht të dallueshëm nga të punësuarit përsa i përket të ardhurave të tyre të cilat në thelb janë përfitime nga individë të specializuar, të aftë, të kualifikuar dhe të certifikuar/licencuar, përfitime këto, të cilat ndryshe konsiderohen si ekuivalente me pagat (pas zbritjes së disa shpenzimeve të domosdoshme)”, vijon më tej raporti.

Duke qenë se ndryshimet e reja ligjore ende nuk janë prezantuar, nuk dihet sesa do të jetë tatimi që do të paguajë kjo kategori, por po shqyrtohet mundësia për t’u zbritur një shumë shpenzimesh mbi të ardhurat që fitojnë.

“Individët e vetëpunësuar, për qëllime të ardhurave të tatueshme nën tatimin mbi të ardhurat personale, mund t’u lejohet të zbresin një shpenzim maksimal të vlerësuar, për shembull, 10-20 përqind nga të ardhurat. Skema e taksimit të ardhurave personale të tyre, pasi të jetë zbritur një shumë shpenzimesh të lejueshme, mund të jetë: Sipas skemës së taksimit të punësuarve; Me % mbi të ardhurat neto pas zbritjes së një shume shpenzimesh të supozuara. Ky ndryshim mund të aplikohet duke filluar nga viti 2023”, vijon më tej raporti. Kërkesë për të taksuar progresivisht të vetëpunësuarit ka bërë edhe Banka Botërore pasi thuhej se ishin më shumë se 375 mijë persona të vetëpunësuar ku 98.7% e tyre kanë paguar zero tatim.