Gjykata e Lartë liron kreun e Bashkisë Kavajë Elvis Roshi nga arrest shtëpie

552
Sigal

Gazeta
Telegraf/ Gjykata e Lartë liron nga arresti i shtëpisë  Elvis Rroshin duke
zbutur ndaj tij masën e sigurisë. Ndaj tij është marrë masa detyrim paraqitje.Prokuroria
e Tiranës kishte nisur ndaj tij hetimin kryesisht, në bazë të informacionit të
përcjellë nga ana e Sektorit për Verifikimin e Integritetit të Personave në
Funksione Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo strukturë kërkoi
fillimisht verifikimin paraprak të formularit të subjektit Elvis Rroshi nga
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më pas, ky Sektor vijoi verifikimin sipas
përcaktimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen
emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës
rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet
italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995
në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të
vetëdeklarimit.Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian
dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna
të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit. Gjithashtu subjekti
Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në
Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish,
duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të
vetëdeklarimit.Ndërkohë, siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur
5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.  Në bazë të këtyre të
dhënave, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në
burg” për shtetasin Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë, i
dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe
formularëve”.