Gjykata e Amsterdamit vendos të ekstradojë Arben Frrokun në Shqipëri

520
Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri. Një gjykatë holandeze ka rrëzuar pretendimet e Frrokut, i cili refuzonte ekstradimi me argumetin se burgjet shqiptare nuk ishin të sigurta dhe se ai kërcënohej nga gjakmarrja. Arben Frroku është i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet të ketë vrarë oficerin e policisë, Dritan Lamaj.
Më ketë vendim i hapet rrugë kthimit të tij në Shqipëri, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata Apelit për Krimet e Rënda, Qershorin e vitit të kaluar. Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm. Gjykata holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij. Ndërsa pretendimet se burgjet shqiptare nuk janë të sigurta dhe jeta e tij kërcënohet, togat e zeza argumentuan se këto pretendime nuk qëndrojnë.
Arben Frroku u arrestua në Holandë në datën 6 Mars me një pasaportë greke të falsifikuar me identitetin e Renato Tsepa. Ai u ndalua fillmisht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa më pas u kryen verifikimet dhe rezultoi se ai ishte Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një polici.
Sigal