Sjellja e deputetes së PD me policin, reagon Tahiri

454
Turp për PD-në e ka quajtur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sjelljen e deputetes demokrate Albina Deda me policin rrugor, që e ndaloi teksa ajo ishte në timon. Në një shënim në profilin e tij në Facebook, duke postuar videon dhe lajmin e publikuar në “Panorama.com.al”, Tahiri e quan të papranueshme sjelljen e deputetes.

“Kur deputeti duhet te jete shembull i respektit ndaj ligjit e vecanerisht ndaj punonjesit te policise, e kunderta ndodh me kete lloj rrace deputetesh qe ne foltoren e parlamentit shesin moral e ne jeten e perditshme sillen si gango me policine”- shkruan ai.
Reagimi vjen pas lajmit të publikuar për videon që vetë deputetja postoi ku tregonte momentet e ndalimit të saj nga ana e Policisë Rrugore në Lezhë.
Videoja nuk e shfaq të gjithë bisedën, por dëgjohet momenti kur deputetja i kthehet policit rrugor: “Shko thuaj në Rranë të Hedhun e mblidh hashashin, kaq thuaj”.

Postimi i plotë i Tahirit 

Sjellje skandaloze e nje deputeti ndaj nje funksionari publik. Turp per PD sjellja e deputetes ndaj punonjesit te policise.
Nuk kisha menduar kurre qe nje deputet do filmonte gangsterllekun e vet me policine e do ishte aq fodull sa t’ia perplaste ne fytyre publikut kete shfaqje te shemtuar.
Mund te nxjerresh te inkriminuarit jashte parlamentit me ligj, por nuk nxjerr dot me ligj jashte parlamentit as injorancen, as mungesen e qytetarise dhe edukates minimale.
Kur deputeti duhet te jete shembull i respektit ndaj ligjit e vecanerisht ndaj punonjesit te policise, e kunderta ndodh me kete lloj rrace deputetesh qe ne foltoren e parlamentit shesin moral e ne jeten e perditshme sillen si gango me policine.
PD zyrtare do kerkoje falje per kete shfaqje vulgare, injorance e fodulleku?
Keto pamje jane fiks gjithcka kishim nevoje te linim pas kraheve, per ti dhene vendit modelin e respektimit te ligjit, me se pari nga ata qe mbajne funksione publike.
Kjo qeveri po cmonton pandeshkueshmerine, ndaj shembuj te tille injorance e banaliteti jane forca me e mire per te ecur ne rrugen e nisur.
Kurajo per punonjesit e policise se shtetit qe perballen me kete lloj dhune pushtetaresh. Keta lloj deputetesh jane turpi i vetes, i shoqerise dhe i atyre qe nga bunkeret e SHQUPit nuk bejne gek-mek per ti denuar por i mbrojne sic mbrojne gangot njeri-tjetrin.
Shperndaji pamjet e deputetes sa me shume, qe ta kuptoje i madh e i vogel nivelin banal ku eshte katandisur PD. Kaq mjafton per te na dhene kurajo te gjitheve, Shqiperise se gjenerates tjeter.
Sigal