Gjuha rome futet për herë të parë, gjuhë zyrtare në një shkollë, në Elbasan

581
Për herë të parë në një shkollë në Elbasan futet si gjuhë zyrtare edhe gjuha rome. Bëhet fjalë për shkollën “Hamit Mullisi” ku ndjekin mësimin shumë fëmijë të komunitetit rom, një risi që është cilësuar si tepër e rëndësishme për njohjen e kulturës së këtij komuniteti.

Në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan mësojnë 269 nxënës, prej të cilëve 57 nga komuniteti rom. Në mësimin e gjuhës rome do të pranohen edhe ata nxënës që nuk janë pjesë e këtij komuniteti, por kanë dëshirën për ta ndjekur këtë gjuhë.
Sigal