Sigal

Barnat që tregtohen në Shqipëri vazhdojnë të janë të pasigurta pavarësisht ashpërsimit të masave për ruajtjen dhe tregtimin e tyre.

Për së fundi 12 farmaci janë gjobitur për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së medikamenteve, tregtim të barnave pa pullën e sigurisë dhe pa recetën e mjekut.

Kontrollet janë ushtruar nga Task-Forca e ngritur me urdhër të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i cili ka për qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët shqiptare.

Vetëm në ditën e parë të tij inspektorët kanë konstatuara se 50% e farmacive që ata kanë kontrolluar  kanë pasur probleme, e për pasojë ata janë ndëshkuar me 1.500.000 Lekë.