Nga 18 maji hapen konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit

675
Sigal

Nisur nga data 18 maj, konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit do të hapen për akomodimin e studentëve. Përmes një njoftimi, Rezidenca Studentore Universitare e këtij fakulteti, thotë se do të zbatohen me përpikëmëri rregullat strikte të vendosur nga autoritetet shëndetësore. ”Udhëzimet e përcaktuara do ti gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë. Stafi i RSU2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme. Duke ju uruar më të mirat për ju dhe familjet tuaja, shihemi më 18 maj”.

Njoftimi i plotë

Duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, ju bëjmë me dije për vendimin e marrë në lidhje me rihapjen në shërbim të studentëve të godinave akomoduese të RSU2.

Duke filluar prej datës 18 maj, godinat e Sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikmëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Udhëzimet e përcaktuara do ti gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë. Stafi i RSU2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme. Duke ju uruar më të mirat për ju dhe familjet tuaja, shihemi më 18 maj!