Gjirokastër/ Po qarkullonte me doza droge në makinë, arrestohet 29-vjeçari

129
Sigal

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar të cilit iu gjetën në makinë doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhjetëra doza të tjera me kanabis.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 72 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, vihet në pranga 29-vjeçari që i posedonte.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 29 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, tip “Benz”, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 72 doza me lëndë të dyshuar narkotike, një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.