Plagoset me thikë një person në Kamëz, arrestohet autori 17-vjeçar

138
Sigal

Një sherr mes disa të rinjve mesditën e sotme në Kamëz është përshkallëzuar në përdorimin e thikës duke sjellë një të plagosur.

Një 17-vjeçar me iniciale K.C. është vënë në prangat e policisë pasi gjatë sherrit ka plagosur me thikë Sh. A., 26 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.