Sigal

Gjirokastër-Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:

-Artur Hitaj, 57 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 47 vjeçare si dhe djalit te tij 12 vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 130/a dhe 124/b  të Kodit Penal.