Gjirokastër, asgjësohen 2.000 rrënjë bimë narkotike

480
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, gjatë 24-orëve të fundit kanë finalizuar me sukses operacioni antikanbis e koduar “Kërrnaja”m duke bërë të mundur asgjësimin e rreth 2.000 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në gota plastike, ndërsa është bërë dhe arrestimi i 4 personave.
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë paradites së sotme, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kërrnaja nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë u bë e mundur evidentimi i një sere të kultivuar me rreth 2.000 rrënjë bimë narkotike, nëpër gota plastike. Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale. 
Mbi bazën e informacioneve të marra ne rrugë operative , policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë për veprime të mëtejshme.
Sigal