Gjimnazisti hedh spray djegës brenda klasës në Krujë, tre nxënës në spital, autori i dyshuar shoqërohet në komisariat

34
Sigal

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja në Krujë, ku një gjimnazist hodhi spraj me piper në klasë gjatë procesit mësimor.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.

Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.