Gjimnazi i Mirditës feston maturën e 50-të

2085
Sigal

Shkolla e mesme e Rrëshenit u krijua mbi 5 dekada më parë dhe ka nxjerrë gjithsej 50 breza nxënësish

Pas 54 vitesh jetë aktive të shkollës së mesme “Bardhok Biba” Rrëshen, matura e këtij viti mësimorë 2013-2014 e ka spikatur fati që të jetë matura e 50 e kësaj shkolle. Me këtë rast, të hënën e kësaj jave, në 19:00 në sheshin “ Abat Doçi” të qytetit Rrëshen, është organizuar një aktivitet për nder të kësaj mature që të pranishmit e shumtë kanë qenë banorë të qytetit Rrëshenit dhe të rrethinave të saj, si dhe mjaft prindër e të afërm të këtyre maturantëve të ardhur nga pothuajse të gjitha komunat e rrethit Mirditë, si dhe të gjithë mësuesit e kësaj shkolle, për të festuar jubileun e 50 të maturës, që zanafillën e ka që në vitin 1964 kur ka dalë matura e parë që ka vijuar ndër vite për të mbërritur deri në ditën e sotme, çka do të thotë se tani Mirdita në çdo aspekt të fushës së jetës, si deri më tani dhe kjo shkollë është e kompletuar me kuadro më të aftë të mësimdhënies, të përzgjedhurit e arsimit në Mirditë, që kanë qenë pjesë e bankave të këtij gjimnazi thotë drejtoresha e shkollës së mesme Marie Brozi. Ky aktivitet i përvitshëm por jo si herët e tjera të zakonshme u fillua me një prezantim me ecje të lirë nën ritmin e një muzike të lehtë të kordonit të gjatë të kësaj mature, që bënë xhiron e radhës në korsinë anësore të sheshit “Abat Doçi” që ishte i thurur nga shumë qytetarë të Rrëshenit dhe të komunave të Mirditës që soditnin hijeshinë e kostumeve dhe veshjeve të bukura shumë ngjyrëshe, mjaft tërheqëse të djemve dhe vajzave maturantë të Mirditës, që i kishin përgatitur enkas për këtë qëllim dhe me mbarimin e xhiros, këta maturant u rreshtuan përballë pallatit të kulturës ku në tribunën përballë kishin zënë vend si të ftuar dhe pjesëmarrës Kryetari i Bashkisë z. Ndue Gega, Drejtori i Arsimit të Prefekturës Lezhë z. Bardhok Pulaj, Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Mirditës z. Gëzim Kaçorri, dhe Drejtoresha e Shkollës së Mesme znj. Marie Brozi, dhe Përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Fjalën përshëndetëse për të pranishmit në këtë aktivitet masiv, e ka mbajtur Drejtoresha e kësaj shkolle Marie Brozi e cila përvett përshëndetjes i ka bërë një ekspoze vitit mësimorë 2013-2014 që sipas saj ka qenë viti më rezultativ ndër dekadat e viteve të shkuara, dhe ju ka uruar maturantëve sukses të mëtejshme në dyert e universiteteve të Shqipërisë., Përshëndetje dhe urime patëm dhe nga Kryetari i Bashkisë z. Ndue Gega, nga Drejtori i Arsimit të Prefekturës Lezhë z. Bardhok Pulaj si dhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Mirditës z. Gëzim Kaçorri, përshëndetje pati dhe nga maturantët pastaj për 10 maturantët që kanë dalë shkëlqyer, diftesat e tyre u dorëzuan nga Drejtuesit e Arsimit të Prefekturës dhe të Mirditës si dhe nga Drejtoresha e Shkollës Marie Brozi duke i shoqëruar dhe me buqeta lulesh… Gjithashtu si asnjëherë tjetër ka qenë dhe siguria e plotë e këtij aktiviteti nga Komisariati i Policisë së Mirditës i drejtuar nga Shefi i Policisë Eduart Biba i cili bëri një organizim të përsosur që ka meritën e vet që ky aktivitet u realizua me qetësi të plotë që u bë pjesë e këtij suksesi.  Tani Mirdita ka kuadrot e veta që drejtojnë me kompetencë në të gjitha fushat, ekonomisë, bujqësisë, kulturës, arsimit, mjekësisë etj. falë kësaj shkolle dhe pedagogëve të saj, që kanë mundur nxënës të shkëlqyer për të qenë pjesë të universiteteve tona në këto 54 vjet të krijimit të kësaj shkolle. Ashtu siç u fillua ky aktivitet, po ashtu u mbyll me këngë e vallë të traditës të organizuar nga Pallati i Kulturës Rrëshen.  Pas përfundimit të këtij aktiviteti maturantët i janë drejtuar një lokali në periferi të qytetit ku kanë darkuar dhe festuar së bashku.