Gjetja e eshtrave në Sarandë/ Reagon Policia: Janë dërguar për ekzaminim! Kanë nisur verifikimet

40
Sigal

Policia ka reaguar pas zbulimit të mbetjeve kockore humane mbrëmjen e së martës në fshatin Xarrë.

Mësohet se mbetjet kockore të gjetura i përkasin kokës, ndërkohë që sot do të kërkohet për pjesët e tjera të trupit.

Sipas uniformave blu, mbetjet kockore humane ishte në proces dekompozimi dhe se do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.