Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj pret në takim Shefin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shtabin e Përgjithshëm francez

214
Sigal

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti në një takim gjeneralmajor Laurent Marboeuf, Shef i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ushtarake, në Shtabin e Përgjithshëm Francez.

Gjeneralmajor Begaj, pasi i uroi mirëseardhjen gjeneralmajor Marboeuf, e falënderoi atë dhe Forcat e Armatosura Franceze për ndihmën e dhënë ndër vite, si në arsimim e trajnim, ashtu edhe në mbështetjen e trupave tona në misione dhe operacione ndërkombëtare.

Gjeneralmajor Begaj theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ushtarak kanë qenë të shkëlqyera dhe se do të vazhdojnë të jenë të tilla. Qeveria Franceze dha një kontribut shumë të rëndësishëm për të ndihmuar autoritetet shqiptare gjatë tërmetit shkatërrues që goditi vendin në vitin 2019, veçanërisht me njësitë SAR dhe furnizime logjistike.

Nga ana e tij, gjeneralmajor Marboeuf fillimisht falënderoi gjeneralmajor Begaj në emër të SHSHP të FA Franceze, duke përcjellë urimet e tij më të ngrohta. Ai vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin ushtarak dypalësh, dhe siguroi se ky bashkëpunim duhet të fuqizohet edhe më tej, duke identifikuar mundësi të reja sidomos në fushat e arsimimit ushtarak, trajnimit të përbashkët dhe stërvitjeve.

Takimi më tej, u fokusua në marrëdhëniet dypalëshe dhe në bashkëpunimin në fushën ushtarake, me fokus kontributin e mundshëm të Shqipërisë me trupa në operacionet paqeruajtëse, si dhe vizioni dhe perspektiva e vendit tonë në Ballkanin Perëndimor si dhe krahun jugor të NATO-s.

Të dy bashkëbiseduesit evidentuan ecurinë e projekteve të përbashkëta të bashkëpunimit në fushën e arsimimit profesional ushtarak, stërvitjes dhe trajnimeve, si dhe modernizimit të FARSH.