Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në një godinë të braktisur në lagjen Kastriot në Fier.
Nga raportimet mësohet se i dekompozuar i përket shtetasit J.P, i datëlindjes 1980.
Dyshohet se trupi i pajetë i 42-vjeçarit gjendet në këtë godinë prej dy apo tre javësh. Paraprakisht burimet bëjnë me dije se viktima mund të jetë vetëvarur për shkak të shenjave në trupin e tij.
Mësohet se era e keqe ka alarmuar banorët dhe punonjësit që po punojnë për riparimin e një rruge.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.