Gjendet një person i pajetë në Korçë, reagon policia

235
Sigal

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Boboshticë të Korçës.

Policia njoftoi se trupi i pajetë i përket shtetasit me inicialet I.L., rreth 70 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Njoftimi

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Boboshticë, Korçë, është gjetur i pajetë, në rrugë, pa shenja dhune, shtetasi I. L., rreth 70 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.