Pastruesja i vodhi qindra mijëra euro, arrestohet Alda Klosi!

53
Sigal

Alda Klosi, ish-zyrtarja e kryeministrisë, e cila ra pre e grabitjes nga Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ndaj Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.

Raportohet se arrestimi ka ardhur pas rimarrjes në pyetje të Rozeta Dobit.

Hetimi pasuror i ish-drejtoreshës së kabinetit të Arben Ahmetajt, si dhe dëshmia e gjatë e dhënë nga sanitarja Rozeta Dobi, kanë bindur organin e akuzës për krijimin e dyshimeve të arsyeshme për pastrim parash.