Gjendet një grua e pajetë në Ishull Shëngjin

158
Sigal

Policia e Lezhës njoftoi se rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. (djali i saj) për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Policia thotë se grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.