Gjendet një arsenal armësh në garazhin e një pallati në Tiranë! Arrestohet një person

292
Sigal

Një arsenal armësh është gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Në operacionin e zhvilluar nga policia e Tiranës, është arrestuar një person.

Nga kontrollet, janë sekuestruar 10 armë zjarri. Disa ditë më parë Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit në Tiranë.

Dhjetëra pistoleta, silenciatorë, municion luftarak dhe pjesë për modifikimin e tyre janë sekuestruar nga policia në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez, ku sipas policisë ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit.