Lidhja paralele me vajzën, shoku drejton gishtin nga dy kushërinjtë: Ja cili e ekzekutoi 26-vjeçarin në Maliq, ç’ndodhi në gjyq (VIDEO)

152
Sigal

Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për 3 autorët e ngjarjes së Kolanecit, ku u gjet i vrarë dhe i hedhur në rezervuar 26-vjeçari Martin Çeço.

Për 3 të pandehurit Bleti Angjo dhe dy kushërinjtë Valter e Edlir Mollaj rëndon akuza vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim. dy kushërinjtë Mollaj nuk e kanë pranuar krimin, duke thënë në sallën e gjyqit se “Ne nuk kemi faj”.

Ndërsa,  i arrestuari tjetër, Bleti Angjo, ishte pa shkollë dhe nuk dinte as të fliste dhe as nuk kuptonte çfarë bëhej në sallën e gjyqit, por , ai ka thënë vetëm se “ekzekutori i 26-vjeçarit është Valter Mollaj”.

Nga ana e saj, edhe Prokuroria ka pretenduar në gjyq se Valter Mollaj ka pasur marrëdhënie me vajzën, dhe sipas Akuzës, ai pretendohet si ekzekutori i të riut.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në datën 12 Qershor, kur 26-vjeçari ka humbur kontaktet me familjarët e tij dhe është gjendur pas 4 ditësh nga policia në rezervuarin e Kolanecit.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobta për shkak të një lidhje që 26 vjecari(viktima)ka pasur me një vajzë. Shkaku i lidhjes paralele që ka pasur vajza mes viktimës dhe njërit prej autorëve ka bërë që ky konflikt i cili nisi me kërcënime të përfundojë në vrasje.