Protesta / Granatat lotsjellëse që u hodhën nga policia (Foto)

265
Sigal

Kjo është një ndër granatat lotsjellëse që u hodhën sot nga policia gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.

Policia përdori disa granata të tilla për të shpërndarë protestuesit të cilët filluan të gjuanin me gurë dhe sende të forta.

Pas thyerjes së xhamave të ministrisë së Brendshme, ata kanë sulmuar me gurë kryeministrinë dhe dogjën pemën e krishtlindjeve aty pranë.

Më pas u drejtuan në qendër ku shkatërruan zbukurimet e vendosura në qytet.

Ndërkohë, përplasje të forta pati edhe te rruga “Myslym Shyri” ku u thyen disa xhama biznesesh dhe u dogjën kosha plehrash.

Si pasojë e protestës, deri më tani janë dëmtuar 8 policë dhe 2 protestues.