Gjendet i dekompozuar trupi i një personi në Tiranë

99
Sigal

Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur mesditën e sotme në zonën afër Urës së Tabakëve në Tiranë.

Sipas policisë, trupi ishte i dekompozuar, ndërsa është ende i paidentifikuar. Blutë e Tiranës dyshojnë se në pamje të parë personi mund të ketë qenë një endacak.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.