Një dasmë me 4 të ftuar: Këngëtarja e famshme martohet në një ceremoni sekrete

117
Sigal

Këngëtarja e njohur, Sia është martuar me partnerin e saj, Dan Bernad në një ceremoni intime dhe sekrete, në vilën e Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana në Portofino.

Një dasmë me 4 të ftuar: Këngëtarja e famshme martohet

BACKGRID

Në dasmë ishin të ftuar vetëm 4 persona. Sia zgjodhi të kurorëzonte dashurinë me një fustan si sirenë dhe dukej kaq e lumtur, ndërkohë që shkëmbente betimet mes luleve rozë, të verdha, të bardha dhe lejla.

Një dasmë me 4 të ftuar: Këngëtarja e famshme martohet

BACKGRID

Dekori i dasmës, përpos luleve të mrekullueshme, kishte edhe qirinj.

Një dasmë me 4 të ftuar: Këngëtarja e famshme martohet

BACKGRID

Për sa i përket lidhjes së Sia-s me Dan, jemi të paqartë se kur nisi, pasi ajo e ka mbajtur shumë private marrëdhënien, duke publikuar vetëm një foto me bashkëshortin e saj në Instagram.

Sia, më parë ka qenë e martuar me Erik Andres dhe u ndanë në dhjetor të 2016-ës.