Gjendet e hedhur në breg të lumit një pushkë snajper

719
Një pushke snajper është gjetur e hedhur në breg të lumit Erzen në fshatin Sallmone të Shijakut. Burime nga policia thanë se një ditë më parë rreth orës 14:00 është gjetur një pushkë austriake e modelit “SSG”.
Burime nga policia thanë se është gjetur dhe bllokuar me cilësinë e provës materiale, një pushkë snajper austriake e modelit “SSG”, me silenciator e dylbi, me 5 fishekë.
Pas gjetjes së pushkës, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit.
Sigal