Aksident me vdekje në Shkodër, pas përplasjes së dy makinave

523
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Shkodër.
Burimet zyrtare thanë se në aksident u përfshi mjeti tip ‘Skoda’ AA 632 HK, i cili u përplas me kamionçinën me targa AA 935 LO.
Si pasojë, drejtuesi i ‘Skoda’ humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ndërsa shoferi i mjetit tjetër është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 në aksin Shkodër – Vau i Dejës.
Mesohet se drejtuesi i makinës Edmond Lisi, 49-vjeç ndërroi jetë në spital.
Sigal