Shisnin heroinë dhe kokainë në sheshet e qyteteve italiane, 9 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

519
Pas një hetimi në bashkëpunim me prokurorinë e Livornos, policia ekzekutoi 9 masa arresti për një grup që merrej me tregtim droge. Mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve ka shqiptarë, italianë dhe tunizianë.
Deri më tani nuk bëhen të ditura identitetet e personave të arrestuar. “Ansa” shkruan se grupi, i cili përbëhej nga 14 persona, kishte shtrirë aktivitetin e tij në sheshet kryesore të Livornos dhe në Pisa, ndërsa shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë.
Operacioni në fjalë u krye nga agjentët e Livornos në bashkëpunim me kolegët nga Pisa, Pistoia dhe departamenti i parandalimit të krimit në Firence. Ndërkohë, policia po heton rreth dokumentimin të plotë të këtij rasti.
Sigal