Sot në studion e emisionit “Real Story” po diskutohet për opozitën e vendit, për rolin që ka ajo dhe për faktin se çfarë aksionesh do të ndjekë në vazhdim.
Analisti Agron Gjekmarkaj tha se Rilindja sot ngjan me një kufomë politike në dyert e Bundestagut, pasi nuk ka plotësuar kushtet që kishte vendosur Gjermania, ndër të tjera edhe për shit-blerjen e votave. Për Gjekmarkajn, opozita ka meritën se arritur të bëjë me dije krizën e Shqipërisë në kancelaritë europiane.
Agron Gjekmarkaj: Unë besoj se opozita do që t’ju japë besim njerëzve. Edi Rama duhet të kishte rënë, por nuk ra sepse e mbajtën ndërkombëtarët. Opozita mendoj se ka evidentuar krizën, ka reaguar përmes protestave. Opozita ia doli që ta bëjë me dije këtë krizë në arenën ndërkombëtare. Nëntë kushtet e opozitës e kanë shndërruar Rilindjen në kufomë politike në portën e Brandenburgut. Mendoj se opozita do të dominojë lajmet, me strategjitë e saj.




















