Gëzim Zilja: Fakte për rilindasin Petro Nini Luarasi

74
Sigal

Petro Nini ktheu një përgjigje të gjatë ( rreth 100 faqe libri) të mbështetur në historinë e Shqipërisë, në parimet bazë të fesë ortodokse, prejardhjen e shqiptarëve, traditat, zakonet dhe përpjekjet që ata po bënin për gjuhën e shkruar shqipe e një atdhe të pavarur. Është një punim i vërtetë shkencor, që hedh poshtë gjithë vrerin dhe të pavërtetat e Dhespotit të Kosturit dhe të kishës greke.

 Petro Nini Luarasi (22.04,1865-17.08.1911) është një nga ikonat e përhapjes së gjuhës shqipe në kohë shumë të vështira për kombin shqiptar. Ai bëri atë që pak të tjerë mundën ta bënin. Për veprimtarinë e tij në përhapjen e gjuhës shqipe u helmua nga përfaqësuesit e kishës greke në bashkëpunim me qeveritarët turq. Petro ishte i bindur në misionin që kishte marrë përsipër megjithëse rreziqet ishin të mëdha. Atij i përket thënia e famshme: “Dhe nëntëdhjetenëntë herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngrihemi.” ( Nga fjalimi mbajtur në provimet e shkollës shqipe në Korçë, qershor 1909.). Kisha greke, dhe përfaqësuesit e qeverisë turke në bashkëpunim iu vunë egërsisht pas Petros, jo vetëm me kërcënime, por edhe duke vepruar haptas ta asgjësonin fizikisht. Mirëpo si thotë Sali Butka: “…Me anën e Dhespotit dhe të qeverisë turke e ndoqën shumë kohë për ta vrarë, por zoti Petro ruhej tepër dhe armët nuk i lëshoi nga dora kurrë…dhe sado e ndiqnin në të gjitha anët prap nuk rreshti së punuari për shkronjat shqipe, ndonëse ishte i vobekët nga gjëja…” Letër e Sali Butkës më 8 janar 1924. Më 20 shtator 1892 Mitropoliti i Kosturit, Fillaret, shkroi një Çkishërim dhe një Mallkim për mësuesin patriot shqiptar.

Fragmentet e mëposhtme janë huazuar nga libri: “Petro Luarasi Mësonjësi im i shqipes.” Kujtime prej GURI KR. SEVOS. Shtypshkronja Tirana. Në Tiranë 1936. Autori Guri Sevo ka qenë nxënës i Petro Luarasit dhe shkruan ato që ka parë e përjetuar vetë atë kohë. Libri ka gjithësej 110 fletë. Në të jepen me vërtetësi shumë hollësi ku del figura e plotë e Petro Ninit si atdhetar, por edhe si një njeri sypatrembur, që nuk e hoqi për asnjë çast koburen nga brezi dhe dogranë nga supi.

“…. Meqënëse Petrua nga Katundi tuaj, Luaras, u përlidh me shoqëritë Masone dhe Protestane dhe meqënëse përndau predikime kundër Krishtërimit dhe libra të çvetëmuara (aforisura) është i çkishëruar fëmijërisht. Nuk kini pra të drejtë ta kishëtoni atë, as të bëni ndonjë meshë për fëmijët e ti, gjersa të pendohet dhe të kthehet nga udh’ e keqe që po ndjek,” Çkishërimi u bë vetëm se ai shpërnate libra shqip dhe u mësonte shqiptarëve gjuhën e nënës. Mallkimi është tekst shumë më i gjatë dhe përfundon”…Qoftë mallkuar prej Perëndis së Gjithëpushtetëtshme: pastë nëmën e të 318 dhe të tjerëve Atë të kishës; e zëntë krroma e Jeziut; mbetë pas vdekjes i patretur dhe kotruf; dhe të mirë mos paftë as përparim mos bëftë gjersa të pendohet dhe të marrë ndjesën dhe përlarjen kanuntare.”

Në parathënien e Librit të Skënder Luarasit. “Jeta dhe vepra e P. N. Luarasit,” Andrea Varfi shkruan për Dhespotin e Kosturit:”Fillareti ishte një nga kuadrot më të përgatitura dhe më të shquara të kishës greke,… është një nga korifejtë e hierarkisë së re greke, një nga shkrimtarët më të mirë elkiastikë; është autor i një sërë vëllimesh e monografish me karakter historiko-fetar, përfaqësonjës me autoritet i Patrikanës në forumet dhe kongrese botërore fetare… “

Petro Nini ktheu një përgjigje të gjatë ( rreth 100 faqe libri) të mbështetur në historinë e Shqipërisë, në parimet bazë të fesë ortodokse, prejardhjen e shqiptarëve, traditat, zakonet dhe përpjekjet që ata po bënin për gjuhën e shkruar shqipe e një atdhe të pavarur. Është një punim i vërtetë shkencor, që hedh poshtë gjithë vrerin dhe të pavërtetat e Dhespotit të Kosturit dhe të kishës greke. Po hedh një copëz nga “Mallkimi i shkronjave shqipe,” -shkruar nga Petro Nini Luarasi më 1911.

“… Le të mos frikësohemi përpara llomotitjevet e përrallavet t’atyre që nuk dashurojnë, por urrejnë mbrothësinë e njerëzisë dhe nën maskim shënjtorësh e mendimtarësh duan të na gabojnë ne; dhe le të dimë se ay që është frikacak përkundrejt së drejtës, ay bëhet tradhëtor i Mëmëdheut dhe i vehtes së tij… “

Fragmentet e mëposhtme janë huazuar nga libri: “Petro Luarasi Mësonjësi im i shqipes.” Kujtime prej GURI KR. SEVOS. Shtypshkronja Tirana. Në Tiranë 1936. Autori Guri Sevo ka qenë nxënës i Petro Luarasit dhe shkruan ato që ka parë e përjetuar vetë atë kohë. Libri ka githsej 110 fletë. Në të jepen me vërtetësi shumë hollësi ku del figura e plotë e Petro Ninit si atdhetar, por edhe si një njeri sypatrembur që nuk e hoqi për asnjë çast koburen nga brezi dhe dogranë nga supi.

“…Përfaqësuesi turk i propozoi të merrte 50 lira në vit prej Turqisë (ndryshe do të burgosej. Shënimi im) të hiqte dorë prej shqipes, e t’i jepej detyra e inspektorit të propagandës greke. Petrua u pëgjigj: “Pesëdhjetë mijë e di sa vlejnë. S’i kam për të zënë për gjithë jetën t’ime. Po të m’i japç nuk i marr. Udhën që kam nisur do ta ndjek. Këtë ma tregoi Petroja vetë më vonë dhe shtoi: “Si të tradhëtonja vëllezërit e mi te Turqia e t’i bënja shërbim ati shteti që po na mban nënë thundër dhe na mohon gjuhën e nënës?” Dy përfaqësonjës të fuqishëm të këtyre shtypësve ( të kishës greke dhe qeverisë turke. Shënimi,im) ardhnë vetë në Kolonjë që t’i shuanin këto gjashtë drita të popullit shqiptar…. Kështu u mbyllnë shkollat shqipe në qarkun e Kolonjës dhe të Vakëvevet. Vetëm në Luaras u përmbajt më gjatë me harxhe e ca të pakë mëmëdhetarëve shtëpiakë. Por edhe këtu mësonjëtoreja, duke u përluftuar egërsisht nga të gjitha anët u shtrëngua të përulet më 1894 nën forcën e regjimeve. Kështu u mbyll kaptina e parë dhjetë-vjeçare (1884-1994. Shënimi im) e veprimeve për të filluar dy të tjera nga jeta e Petro Nini Luarasi…  Faqe 46-47.