Gëzim Laçi, skënderbegasi me karrierë të suksesshme në Forcat e Armatosura

998
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Doli në shtyp volumi i katërt i librit “Skënderbegasit ndër vite”, të autorëve Maksi Fejzulla dhe Kujtim Boriçi. Është  një kontribut i rëndësishëm me vlera historike, është një libër historiko-dokumentar me vlera njohëse, studimore e shkencore       

Gëzim Laçi është një tjetër nxënës i Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skën-derbej” që ka pasur një karrierë të suksesshme në Forcat tona të Armatosura. Ai ka kryer detyra të rëndësishme në fushën e logjistikës dhe ligjshmërisë në shumë njësi e reparte të vendit si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndër detyrat e larta që ai ka kryer është ajo e Drejtorit të Përgjithshëm të ESKU-t (Enti Social Kulturor i Ushtrisë), ajo në sektorin e ligjshmërisë në Ministrinë e Mbrojtjes etj…Gëzim Laçi ka lindur më 30 nëntor të vitit 1950 në qytetin e Durrësit ku kreu me rezultate shumë të mira dhe shkollimin fillor dhe atë tetëvjeçar. Në shtator të vitit 1964 nis studimet në shkollën “Skënderbej” dhe pas katër vitesh vazhdon Shkollën e Bashkuar të Oficerëve po në Tiranë. Njëkohësisht, përfundimi krahas shkollimit të plotë ushtarak dhe i studimeve universitare në Universitetin Shtetëror të Tiranës, i jep atij mundësinë e një pune me rendiment e profesionalizëm si dhe të njitjes së shkallëve të karrierës ushtarake. Gëzim Laçi ka këtë shkollim: Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Tiranë e ka kryer në periudhën 01.09.1964-30.06.1968; Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, Tiranë e ka kryer në periudhën 01.09.1969-30.12.1970, kohë në të cilën u titullua oficer aktiv në specialitetin e Logjistikës. Në periudhën 01.10.1973-31.06.1976, Gëzimi ka kryer Fakultetin Ekonomik, dega Kontabël, në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ka këtë eksperiencë pune: Drejtor i Përgjithshëm i Shtëpive të Oficerëve të Ushtrisë (E.S.K.U. ose Enti Social Kulturor i Ushtrisë), Tiranë në periudhën 16.04.1995-15.07.1996; Shef i Degës së Financimit në Divizion e Korçës në periudhën 15.05.1993-15.04.1995; Shef Ushqimi në Brigadën e Devollit, Korçë, në peri-udhën 01.01.1993-15.05.1993; zëvendësomandant Prapavije Brigade në Libonik, Korçë në periudhën 21.01.1991-31.12.1992; Instruktor për ligjshmërinë në Ministrinë e Mbrojtjes, Tiranë në periudhën 01.10.1987-20.01.1991;

Kolektivi i Gëzim Laçit

Drejtoria e Financës, Shef i Degës Kontroll-Revizionit (pas vitit 1983) në Korçë në periud-hën 01.09.1977- 30.09.1987 në Korpusin dhe Divizionin e Korçës; Shef Finance në Regjimentin Kundër Ajror në Kuçovë në periudhën 01.09.1976-30.06.1977; Stazhin pas universitar si Shef i De-gës Ekonomike dhe Komandant Prapavije i Reparteve Autonome të Korpusit të Korçës në periudhën 01.05.1971-30.09.1973; Shef Shtabi Prapavije Brigade në Brigadën Autonome të Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, në periudhën 01.01.1971-30.04.1971; Shef Ushqimi Brigade në Brigadën e Tankeve në Fier në periudhën 01.09.1968-31.07.1969…Për profesionalizëm dhe rezultate të larta në punë, Gëzimi është vlerësuar me shumë mirënjohje e dekorata zyrtare, ndër të cilat përmendim: “Urdhri i Shërbimit Ushtarak, Klasi III”; “Medalja Ylli i Kuq” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më 23.06.1983, etj…Pas një karriere të gjatë në strukturat e Forcave të Armatosura, duke kryer detyra të rëndësishme, në vitin 1966 shkoi familjarisht në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gëzimi, babai i dy fëmijëve, më 7 prill të vitit 2016, në SHBA ndërroi jetë nga një së-mundje e rëndë. Ja si e kujton Gëzimin, motra e tij, juristja Fatmira Laçi-Laska:

Fatmira Laska

Gëzim Laçi dashuria e veçantë dhe krenaria e Familjes tonë të madhe!

Fjala “Vëlla”, është shumë e dashur, fjalë shumë domethënëse! Por është dhuratë e bukur e jetës të kesh vëlla Gëzim Laçi-n!! Gëzimi është djali dhe vëllai i vetëm, (më i madh i fëmijëve) i familjes sonë. Unë e para motër, për vëllanë e shtrenjtë, mbart kujtime shumë të bukura të fëmijërisë, të rinisë dhe gjithë zhvillimin e jetës sonë. Së bashku me Gëzimin, pas largimit në moshë të re të babait, ju bëmë krah i fortë nënës dhe motrave. Gëzimi në veçanti u kujdes si një baba i mirë për ne katër motrat dhe nënën. Në familjen tonë edhe pse kishim shumë vështirësi ekonomike, mbizotëronte dëshira për të vazhduar studimet e larta. Pas disa vite pune në Forcat e Armatosu-ra, Gëzimi vazhdoi me shkëputje nga puna edhe studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës Fakultetin e Ekonomisë, pas tij unëFatmira po Universitetin Shtetëror të Tiranës Fakultetin e Shkencave Juridike e Politike, më pas motër Afërdita (Artiste e Merituar) për-fundoi Akademinë e Arteve Degën e Kantos, dhe kështu motrat me radhë. Gëzimi ju dha shumë dashuri mbesave, nipërve dhe stërnipave të tij, e kjo lloj dashurie e pakufi është përftuar edhe prej tyre për dajën e dashur!!Gëzimi dhe Mirjami na dhuruan Iglin dhe Borën, dy fëmijë të shembullit më të mirë njerëzor. Të dy Igli dhe Bora kanë përfunduar studimet e larta në shtetin e Dallasit USA ku, si dy shqiptarë të ndershëm së bashku me mamanë, bashkëshorten e Gëzimit-Mirjamin, banojnë dhe punojnë, me prezantim rezultatesh të larta në mësime, me sjellje dhe punë të suksesshme.Ja si u shpreh Igli Gëzim Laçi, në ditën e mbërritjes në atdhe të Gëzimit tonë të dashur : “Babai jonë ishte dhe do të mbetet gjithmonë një njeri me integritet, i ndershëm, i respektueshëm dhe me një nd-jenjë të thellë të sakrificës. Ai gjithmonë urtësonte fuqinë e mendjes, thellësinë e mendimit, nuk kishte gjë më të vlefshme për mua se sa diskutimet tona mbi historinë e vendit tonë Shqipëri, mbi politikën, biznesin, aspekte nga me të ndryshmet, por mbi të gjitha mbi vlerat dhe rëndësinë e jetës. E kujtoj gjithmonë, që më përsëriste shpesh: “Igli duhet të mësosh të bëhesh një dëgjues i mirë, vlerëso eksperi-encat e njerëzve të tjerë dhe mbi bazën e tyre të marrësh vendimet e duhura për jetën tënde. Përveçse baba ai ishte dhe një bashkëshort shembullor, nga ai mësova se çfarë do të thotë të duash dhe të kujdesesh për partneren e jetës dhe fëmijët e tu me një përkushtim të thellë duke sakrifikuar çdo gjë për të mirën tonë. “Ja sa bukur dhe me ndjenje të pastër, përcillen vlerat e babait, bashkëshortit, vëllait dhe birit të dashur Gëzim! Të duam pareshtur, pafundësisht Gëzim i dashur!!

Gëzim Laçi me familjen

Një bisedë në Nju Jork me skënderbegasin Bashkim Muhedini, legjendën e portës së ‘Partizanit” dhe ekipit Kombëtar

Kush nga ne që dëgjonim radion në vitet 1960-’70 , nuk e ka në vesh si një trak muzikor zërin e të madhit Ismet Bellova kur transmetonte ndeshjet e futbollit, pikërisht këtë: …Dhe pret Muhedini! Sigurisht, të gjithë portierët atë bëjmë, presin topat, por edhe sot po të pyesësh sulmuesit e atyre viteve, të tregojnë se ç’do të thoshte të gjuaje një penallti me Muhedinin në portë: ishe pothuaj i humbur! Është e pritshme, e natyrshme, që tani që i ka kaluar të 70-at, me Bashkim Muhedinin, portierin legjendar të”Partizanit”, një bisedë-intervistë ta bësh me një gotë raki dhe një pjatë meze përpara. Është po ashtu e natyrshme që biseda të bëhet për futbollin, aty ku emri i tij është gdhendur me format dhe ngjyrat e një ikone në dy kapituj të Historisë së Futbollit Shqiptar: Partizani dhe Kombëtarja. Megjithëse në ato kapituj mungojnë rreth 10 vite që Muhedinit ju hoqën pa të drejtë nga veprimtaria sportive (e ndaluan të luante në moshën 28 vjeçare, në kulmin e aftësive dhe pjekurisë,) për arsye që nga perspektiva e sotme duken të padrejta e madje qesharake, ato vite që kaloi me fanellën e kuqe dhe atë kuq e zi, janë vite të një sportisti të nivelit më të lartë.

Bashkimi në portën e Partizanit dhe Kombëtares, zuri vendin e një tjetër legjende, Mikel Jankut, një ish skënderbegas, por të dyja portat mbetën mbase dhe më të sigurta. Skënderbegasi shtatlartë nga Koblara e Frashërit, i lindur më 16.4.1948, i rritur në Tiranë, nxënës i Shkollës “11 Janari”, do të binte në sy të mjeshtërve të trajnimit, -dhe mbase mund të ketë pasur dhe një luftë të heshtur a gjysmë të hapur mes tyre,- për ta tërhequr në ekipet e tyre. Ishte Mjeshtri Vangjel Koja që e futi dhe e ndihmoi në fillimet e veta sportive që në 7 vjeçare. Sigurisht, Koja do të don-te ta bënte volejbollist të Dinamos, por ishte Gjeneral Petrit Dume që e rrëmbeu, e veshi me uniformën e blertë të skënderbegasit, dhe Bashkimi ra në duart më të mira për tu bërë sportist cilësor. I pari, Mjeshtri Njazi Lleshi, dhe po të vazhdonte aty ai do të bëhej një basketbollist i madh i Partizanit të madh të atyre viteve. Por djaloshi ra në sy të një tjetër Mjeshtri, Bejkush Birçes, që përfundimisht e futi në botën e futbollit, dhe i veshi fanellën me Nr. 1, atë të portierit. Cilësitë fizike, atletike, aerodinamike të portierit të ri ishin të nivelit më të lartë dhe endé skënderbegas i vitit të tretë, më 1966 kalon me ekipin e parë të Partizanit. “Kisha një grup shokësh dhe futbollistësh të mrekullueshëm, “-thotë Bashkimi, e përmend Pëllumb ( Luke) Shaqirin, Gjergj Thakën, Torez Çirakun, Suvorov Seferin…”Por të lutem dua të theksosh Spiro Gjikën”-shton ai. “Shokë kisha dhe në sporte të tjera, Ismet Varfin, Kiço Musaqin…nga të gjithë kam kujtime të bukura, njerëz të mrekullueshëm, zemërmirë, me shpirt luftarak, të palodhur. Shkolla”Skënderbej” na dha shumë, shumë. Nuk diskutohet disiplina, rregulli, kompaktësia, ajo që quhet shpirti i skuadrës, i ekipit, por aty ne formuam jo vetëm trupin, fizikun, por së pari karakterin, mbase elementi më i rëndësishëm i një sportisti cilësor. Të kesh trajner një emër si Loro Boriçi, cilësitë fizike nuk janë mjaft. Ne kishim dhe një kapiten të rrallë, Lin Shllakun. Por Partizanimë befason Bashkimi me këtë përcaktim- kishte një komandant me meritë, Panajotin, Panajot Panon e madh! “ Ai flet me fjalët më të bukura, me një admirim që edhe pas 40-50 vjetësh, ka mbetur i pamatë, me një respekt e nostalgji të thellë, tepër njerëzor, për

Panajotin. Në të gjithë vëllimet e këtij libri, lexuesi e gjen me dhjetëra herë të përmendur emrin e Bashkim Myhedinit, nga shokët e Shkollës dhe të ekipit, por nuk do të gjeni asnjëherë fjalë mos respekti a diçka të tillë. Por dhe Bashkimi i ka dashur dhe i ka respektuar ata, e kur ka mundur, i ka ndihmuar. Ai më tregon një rast kur mbrojtja e vendosur që i bëri një shokut të skuadrës, u përdor si argument edhe para Enver Hoxhës, dhe bashkë lojtari i tij kaloi një situatë të sikletshme, që me mendësinë e asaj kohe, mund t’i kushtonte më shumë se karriera sportive. Në këtë bisedë-intervistë nuk kemi marrë për-sipër të bëjmë një historik të ndeshjeve dhe titujve që Muhedini zhvilloi dhe fitoi gjatë karrierës së tij sport-ive. Megjithëse ato nuk janë as pak e as të parëndësishme. Kupa e dytë Ballkanike e Partizanit më 1967, pas asaj të vitit 1946, mbetet një nga trofetë më të bukura të fillimit të karrierës sportive të portierit tonë. E po ashtu ndeshja me Torinon, më 1968, shtatë ndeshjet me ekipin Kombëtar, ndeshjet me RFGJ, RDGJ, Kinën…Në ato vite rruga e tij e jetës kryqëzohet me emra të mëdhenj të sportit shqiptar e atij botëror. Edhe me leg-jenda të tilla si Lev Jashin, Franc Bekenbauer, Netzer, Berti Vogst sa për të përmendur disa. E pastaj Iljaz Çeço, Pavllo Bukoviku, Fatmir Frashëri, Medin Zhega, Dinella, Kaçi, Perlat Musta… Por për këto të dhëna ka libra të tjerë, koleksione gazetash, faqe interneti, stenda muzeu. Ky libër është pjesë e një seriali për skënderbegasit në vite, dhe Mjeshtri i portës më mirëkupton kur unë e çoj bisedën në atë hulli. Madje dhe për jetën e tij, pasi u detyrua, me dhimbje, me shumë dhimbje natyrisht, ta ndërpriste karrierën sportive, nuk ka dëshirë të flasë shumë. Por flet me dashuri, pasion e mirënjohje për shokët e klasës, mësuesit dhe komanduesit e asaj Shkolle të mrekullueshme. Edhe po ta pyesësh për një mendim profesional për sportin shqiptar, e për futbollin veçanërisht, thotë me modesti se unë jam larg. Nga Nju Jorku sigurisht e ndjek, por Shqipëria ka specialistë dhe ata i dinë mirë punët e tyre. I vjen mirë për Partizanin e ringritur, për titullin kampion në sezonin 2018-’19 por nuk pretendon të japë këshilla. Përplasim gotat për shëndet e gëzime në jetë, dhe me urimin që të marrim gjithnjë lajme të mira nga Shqipëria.

Shoqata e Ushtarakëve, “Skënderbej”, USA

Skënderbegas Bashkim Myhedini, meteor (i pandërprerë) i futbollit shqiptar, portier i Partizanit hde Kombëtares, anëtar i nderuar i Shoqatës sonë, Gëzuar Ditëlindjen!
Për shumë e shumë mote mes familjes dhe miqve!

(Bisedoi: Veri Talushllari)