Dega e LSI në Skrapar bën denoncimin: Administratës ju bë presion për të marrë pjesë në takimin me Ramën

220
Sigal

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Skrapar ka denoncuar ditën e djeshme presionet që u janë bërë punonjësve të administratës për të marrë pjesë në mitingun elektoral të Edi Ramës.
Në mesazhin e tyre, LSI shprehet se presionet ndaj administratës së pushtetit qendror dhe bashkisë së Skraparit janë akte të neveritshme që do të marrin fund më 25 prill. “Kryeministri në largim u shfaq sot(dje) në Skrapar, tamam si miku që të ha bukën dhe të përmbys kupën. Tentoi të hedh baltë mbi Ilir Metën njeriun të cilit i detyrohet kaq shumë dhe që i jargavitet sa herë që është në hall. Acarimi i kryeministrit buron në fakt ai nuk do ta ketë më kurrë një shans të tillë.
Kryeministri iku i lumtur se mendoi që balta, të cilën e hodhi mbi Ilir Metën ngjiti tek populli i Skraparit, por në fakt zhyti dhe më shumë në moçal, ndonjë skraparli të konvertuar në rilindas, që ka humbur identitetin, dinjitetin dhe integritetin. Por ky është problemi i tyre.
Përtej asaj që kryeministri bëri, ne duam të denoncojmë fort, fenomenin e neveritshëm të presionit të ushtruar mbi punonjësit e administrates shtetërore dhe asaj të Bashkise së Skraparit, të cilet u detyruan me forcë të merrnin pjesë në shfaqjen e cirkut dhe kllounit Rama. Denoncojmë me forcë presionin e ushtruar dhe kërcenimin për largim nga puna për punonjësit që nuk do të merrnin pjese në këtë takim. Ky është një akt i neveritshëm, por njëkohësisht dhe shprehje e madhe paniku për humbjen e madhe që Rilindjen e pret në 25 prill. Të dashur bashkëqytetarë, ne solidarizohemi me ju dhe ju ftojme të rezistoni, ju inkurajojmë të duroni sepse dita e gjykimit për sektin e Rilindjes po afron. Më 25 prill ju ftojmë të gjjthë të shprehni lirisht vullnetin dhe dëshirën tuaj të pandalshme për ndryshimin e shumëpritur që do të vendosë Skraparin dhe gjithë Shqipërinë në rrugën e pandalshme t zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian.”,-
thuhet në mesazhin e tyre.