Gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria me anë të një postimi në Facebook, bën thirrje publike për të ndihmuar me libra dhe sende të nevojshme të burgosurit shqiptar në Greqi.
Kjo sepse sipas gazetarit në burgjet greke ndodhen edhe adoleshentë e gra të cilët vuajnë dënimin e tyre, dhe kanë nevojë për këto sende të cilat i ndihmojnë të shtyjë kohën e tyre të lirë.
“Mirmëngjesi dhe një javë të mbarë. Me një mirëkuptim të plotë ju bëj thirrje ju miqve për të ndihmuar te burgosurit shqiptar ne Greqi me libra dhe sende të nevojshme të përditshme. Në burgje ndodhen adoleshentë, gra me fëmijë etj. Një ndihmë e juaj sa do e vogël të jetë dhe simbolike është e vlefshme …”, shkruan gazetari Zinxhiria në Facebook.