Gazeta Telegraf/ “Mbetjet”,Edi Rama: Ligji ynë bën diferencën

495
Sigal

Në takimin e
zhvilluar me përfaqësues të
 Shoqatës së Ricikluesve Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, ligji i ri i miratuar këtë muaj në Parlament nuk është njësoj me atë të anuluar në vitin 2013.

 

Sipas Ramës:ligji i ri në thelb ka vetëm një
ndryshim
 
raport me industrinë e riciklimit, ai i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që
kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe t’i
importojnë ato”. 

“Kaq,
ky është thelbi, të tjerat janë spekulime”, ka thënë Rama. Ai ka theksuar se,
para se të miratohej ligji i ri, Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan dhe
Europë që nuk u njihte fabrikave vendase të industrisë së lehtë të riciklimit
të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj. 

“Miratimi
i këtij ligji e vendos Shqipërinë në përputhje me direktivën 1013 të BE mbi
menaxhimin e mbetjeve të gjelbërta. Është një hap që ka vetëm të mira publike
dhe pa dyshim sjell një energji të re për një industri që ne jemi të vendosur
ta zhvillojmë, pasi pa të nuk mund të përfytyrojmë një Shqipëri më të pastër”,
ka deklaruar Rama. 

“Çfarë kemi bërë ne është e drejta e kompanive dhe strukturave tona të
riciklimit të importojnë lëndë bazë letre, alumini, plastike dhe mbetje
drusore, të gjitha mall me vlerë në treg, që shitet e blihet njësoj si mallrat
e tjera”, ka saktësuar kreu i qeverisë.

Ai është shprehur se, “deklarata se Europa do të
sjellë plehrat në