Furgoni përplaset me autoveturën në Rrugën e Kombit, plagosen dy vajza

62
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit ku për pasojë janë plagosur dy vajza.

Aksidenti ndodhi pas një përplasjeje të fortë mes dy mjeteve në aksin rrugor Milot-Rubik.

Për pasojë shoferja dhe pasagjerja e një autoveturë kanë mbetur të plagosura.

Më konkretisht, një furgon dhe një autoveturë janë përplasur kokë më kokë. Nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore e të dëmtuarave.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po kryen ekspertizën, ndërsa nga burime paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor