Fuga: Sistemi arsimor si skelet mamuthi kthyer në zall lumi, 7 marsi? Urime!

801
Sigal

Pedagogu Artan Fuga ka uruar në Facebook festën e 7 Marsit.

Por profesor Fuga përpos urimit dhe falënderimeve, ka shfrytëzuar hapësirën virtuale edhe për një moment refleksioni.

Ai pyet nëse a u duhet dijet që u jepen nxënësve, duke u përgjigjur se ka dyshime për këtë gjë, duke thënë se mos po budallallepsemi si shoqëri.

Nga Prof.Dr. Artan FUGA

7 marsi?

Urime!

Faleminderit për urimet!

Për mua ditë e rëndë! Gjithmonë këtë ditë pyes veten : A u japim dijet që duhen?

Kam dyshime shumë!

Shumë!

Tmerr!

Sot më shumë se kurrë! Ky sistem arsimor duhet ribërë i gjithi. Eshte bere si skelet mamuthi kthyer në zall lumi.

Vetë ali vetë kadi!

Ne u japim dije. Ne i vlerësojmë. Ne bëjmë kriteret për vendet e punës ku ata do të punojnë. Ish studentët tanë, pra ne, i u vleresojmë punën.

Mos është një qarkullim padijeje e shpërndarë gjithandej dhe që bie dakord me vetveten.

Si ta shohim realitetin në sy kur koherenca globale e idiotesisë mund të na shfaqet si dituri.

Budallalliku i pranuar nga të gjithe na shfaqet si dituri.

Mijra vjet njerëzimi quante dituri psh qe Toka është më e madhe se dielli. Dakord të gjithë.

Mos po budallepsemi si komb dhe shoqëri dhe nuk kemi si ta kuptojmë

A zgjedhim më të diturit apo me budallenjtë?

A bëjnë karriere më të miret apo si rregull batakcinjtë?

Besomëni, nuk e them me asnjë kënaqësi!

Vuajtje e madhe!

Mirë mirë, urime!