Aksident në aksin rrugor Sukth-Manzë, makina humb kontrollin e përplaset me trafik ndarësen, plagoset shoferi

243
Sigal

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Sukth-Manzë. Burimet zyrtare t policisë bëjnë me dije, se automjeti me drejtues B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Sukth- Manzë, një automjet me drejtues shtetasin B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.