Fshati Havala, prej vitesh pa ujë të pijshëm

353
Sigal

Në një kohë që higjena është ”armë” e fortë kundër Covid-19, janë 200 familje të fshatit Havaleas në njësinë administrative Dërmënas në Fier prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. ”Jemi 30-40 familje, që nuk kemi ujë. Na thonë se do të vijë çdo zgjedhje”.

Mungesa e një qëndre shëndetësore është një shqetësim që nuk ka marrë zgjidhje prej vitesh. Mungesa e insfrastrukturë për vaditje të tokave sjell një pasiguri të shtuar për ekonominë e tyre.

”Problemi kryesor është vaditja e tokave, se me atë do të ushqehemi”. Banorët e fshatit me shumë probleme thonë së kanë drejtuar shpesh herë ankesa në drejtim të bashkisë, por që ende pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë.