FOTO/ I gjakosur në kokë dhe i shtrirë në tokë, detaje nga sherri në Tiranë, i plagosuri shqiptar, ngacmoi tifozët hollandezë

152
Sigal

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bëhet me dije se i plagosuri ishte shtetas shqiptar i cili në gjendje të dehur kishte ngacmuar tifozët hollandezë të cilët e kanë goditur me sende të forta.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraorak

Më datë 24.05.2022, në Krrabë, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.