Forum ndërkombëtar për zhvillimin e Luginës së Vjosës

954
Në 13 tetor në Permet do të organizohet Forumi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Rajonit të Luginës së Vjosës. Forumi është i pari në llojin e tij, që vlereson se mundesitë më të mëdha të zhvillimit të qendrueshëm ekonomik, është konsiderimi i Rajonit të Lumit Vjosa si një të tërë dhe duke tejkaluar kufijtë shteterore Shqipëri-Greqi.
Në forum do te debatohen potencialet, problematikat dhe zgjidhjet e mundshme, qe paraqet Rajoni i pershkuar nga Lumi Vjosa. Pjesemarres në këtë evenimet do të jenë të 9 bashkite e pershkuara nga Lumi Vjosa nga malet e Pindit ne Greqi deri ne grykederdhjen ne Detin Adriatik. Do te debatohen potencialet, problematikat dhe zgjidhjet e mundshme, qe paraqet Rajoni i pershkuar nga Lumi Vjosa.
Politikat dhe bashkveprimi per ruajtjen dhe permiresimin e vlerave te medha mjedisore dhe trashegimise se shumte kulturore, artistike te Rajonit te Lumit Vjosa, si mundesi per zhvillimin e industrise turistike, agroturizmit, bujqesise, blegtorise, artizanatit, sporteve, etj, jane temat, qe do trajtohen. Lumi Vjosa, i njohur ne te gjitha guidat e industrise turistike boterore, si lumi i vetem i eger ne Europe shoqeruar edhe me vlerat e larta mjedisore dhe natyrore te rajonit,qe ai pershkon, perben nje pasuri te jashtezakonshme per qytetaret dhe ekonomine kombetare.
Ky forum organizohet nga Konfindustria me mbeshtetjen institucionale te disa ministrive, disa agjencive qendrore dhe Bashkise Permet.
Sigal