Fluks pacientësh në QSUT, mbi 200 urgjenca në ditë. Mjeku: Ndikon edhe pandemia

254
Sigal

Jo më Covid-19, por ditët më të nxehta të verës shënojnë edhe pikun e urgjencave shëndetësore. Mbi 200 pacientë i drejtohen çdo ditë urgjencës polivalente në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Shefi i këtij shërbimi, Eqerem Hasani thotë se i nxehti nuk është i vetmi faktor në rritjen e sëmundshmërisë në këtë periudhë.

A janë temperaturat e larta faktor? ”Padyshim, por faktor kryesor është pandemia, sepse shumë pacientë kronikë ishin ndrydhur nga frika për të ardhur në spital, dhe tani i nxehti ka ndihmuar që të shpërthejë gjithçka”, thotë mjeku.

Po ashtu Hasani thotë se këtë periudhë nuk mungojnë as virozat e stinës që mund të ngatërrohen edhe me shenjat e koronavirusit. Këta paciente i nënshtrohen edhe testit për Covid-19. Në këto ditë të nxehta, mjekët rekomandojnë veçanërisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, të shmangin daljet në pikun e vapës si dhe të konsumojnë lëngje dhe ushqime të freskëta.