Fluks nga Kosova drejt Shqipërisë, kolonë 1 km në Vërmicë – Morin

552
Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morin, ka fluks udhëtarësh nga Kosova drejt bregdetit të Shqipërisë dhe kolona prej 1000 metrash kalonte për 50 deri 60 minuta.

Në dy vendkalimet tjera kufitare, në Qafë të Prushit, kalohet për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në Kosovë këtë javë mban mot me diell dhe me temperatura të larta deri 36 gradë Celcius.

Sigal