Fluks hyrjesh në pikën kufitare “Morinë”

595
Sigal

Mbi 22 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në vendin tonë përgjatë 24-orëve të fundit nga pika kufitare e “Morinës” në Kukës.

Drejtoria e Policisë Kukës bën të ditur se gjatë 24-orëve të fundit nga kjo pika kufitare “Morinë” kanë hyrë 1 955 shtetas shqiptarë dhe 20 260 shtetas të huaj.

Po ashtu, policia bën të ditur se në dalje janë regjistruar, 2 342 shtetas shqiptarë dhe 16 307 shtetas të huaj.

Pika kufitare “Morinë” është duke punuar me kapacitete të plota dhe intensitet të lartë, duke zbatuar dhe urdhrin e Drejtoritë të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për procedura të përshpejtuara, pa cenuar sigurinë në pikat e kalimit kufitarë.