Krimi i pasionit në Fier/ Ekspertiza mjekoligjore: Ermira nuk ishte shtatzënë

549
Ermira Arapi, 29-vjeçarja e cila u vra mizorisht nga i dashuri i saj me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore nuk ka qenë shtatzënë.
Burime zyrtare nga grupi hetimor i çështjes bënë me dije se nëna e një vajzë 5 vjeçe nuk ishte shtatzënë, ndonëse si fillim u dyshua.
Gruaja nga Lushnja, e cila e ekzekutua me armë zjarri nga 31-vjeçari Drini Derveni, iu nënshtruar në ekspertize mjekoligjore, ndërsa u vërtetua se ajo nuk mbante në bark një fëmijë, që sipas hetuesve mund të ishte dhe një pistë e mundshme e shkakut të krimit makabër. Pavarësish se grupi hetimor pohoi më herët se Ermira dyshohej që mund të ishte shtatzënë për shkak të barkut të rrumbullakosur, këto dyshime bien poshtë.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi ditën e premte Fierin dhe mbarë opinion publik ndodhi gjatë orëve të paradites. Ermira Arapi nga Lushnja, u gjet e vrarë bashkë me Drini Dervenin, në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit.
Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 31-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.
Sigal