Fluks dhe radhë në doganën e Kapshticës për Festat e fundvitit

486
Sigal

Vonesat dhe radhët në pikat e kalimit kufitar nuk mungojnë as këtë vit. Mijëra emigrantë kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, por nuk kanë mundur të shmangin qëndrimin për orë të tëra në radhë ndërsa fluksi pritet të shtohet edhe më shumë në ditët në vijim.

Qindra automjete janë regjistruar në hyrje të pikës doganore të Kapshticës, të vendosura në 3 korsi, ndërsa autoritetet doganore paraprakisht kanë kthyer edhe sportelet e daljes në hyrëse duke i venë ato në funksion të emigrantëve.

Sipas burimeve nga pika e kalimit kufitar vonesat janë shkaktuar si pasojë e intensitetit të lëvizjes, ku pala jonë ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa ajo greke ka punuar me 3 të tilla.