Basha: Kryeministri e shtyu 2 vjet ligjin e lojërave të fatit, për interesa klienteliste

255

 

Në një deklaratë
për shtyp, kreu i PD, zoti Lulzim Basha, denoncoi shtyrjen me 2 vjet të ligjit
për lojërat e fatit, duke e konsideruar një akt klientelist për përfitime të
grupit që e rrethon. me tej Basha theksoi: “Të gjithë e mbajnë mend sesi me
bujë të madhe, sapo erdhi në pushtet ky Kryeministër u përbetua, se do t’i
mbyllte lojërat e fatit. E mbani mend, të nderuar qytetarë, operacionin kundër
bixhozit, ku mobilizoi 6 mijë policë dhe shpalli me bujë fitoren e shtetit mbi
bixhozin. Bixhozi në Shqipëri xhiron 600-700 milionë dollarë në vit, të
cilat tashmë janë të gjitha nën kontrollin e Edi Ramës, familjarëve dhe
klientëve të tij. Nga këto vetëm 150 milionë dollarë deklarohen zyrtarisht dhe
paguajnë taksa, ndërsa të tjerat shkojnë në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të
tij pa i deklaruar. Është një skemë e pastër për përfitime personale. Kështu
janë në fakt të gjitha politikat që Edi Rama ka ndërmarrë këto tre vite, si
psh: Skema të qëllimshme për të marrë paratë nga njerëzit e thjeshtë dhe për
t’ia dhënë një grushti njerëzish të lidhur me të. E njëjta skemë po luhet me
koncesionin e laboratorëve spitalorë, që do t’i jepet njërit prej klientëve të
Edi Ramës. Mbi 100 milionë dollarë, 10 milionë dollarë në vit, do të marrë nga
paratë e qytetarëve shqiptarë klienti i Edi Ramës. Qytetarët, taksapaguesit i
japin vetëm 1 milion dollarë për laboratorët. Koncesionari i Ramës do të marrë
10 herë më shumë.