Flet tenori me famë botërore Agim Hushi: Kjo Rilindje sapo rrëmbeu PS-në flaku të gjithë socialistët e ndershme dhe mohojë LANÇ

425
Sigal

Edi Rama në 25 prill e ka betejën me popullin të cilin e varfëroi dhe e preu në besë. Ai nuk ka parime por është kthyer në demagog që do ta kishte zili edhe Enver Hoxha. Pse artistët shqiptar duhet të bashkohen për largimin e tij.

 

– Rama këtë radhë e ka betejën me popullin e tij që i ka hyrë në hak keqaz dhe e ka prerë në besë

– Edi Rama është i vetmi udhëheqës që udhëhiqet veç nga fryn era dhe jo nga parimet!

– Edi Rama është bërë gjithsesi një demagog që ia kalon Enver Hoxhës!

-Injorimi i Luftës N-Ç dhe ndërkohë miqësia me serbët tregon se Edi Rama ka humbur ekulibrin

Është fyese për shqiptarët të harrohet apo anashkalohet lufta Nacional Çlirimtare

Agim Hushi është një mik i ‘Telegraf’ por është një intelektual, korrekt, i paanshëm që ka bërë emër në botë me vetë punën dhe talentin e tij. Në këtë intervistë ai flet mbi problemet e keqqeverisjes shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës si dhe harresa që i ka bërë shteti artit në përgjithësi.

Gazeta Telegraf

– Ju dhe pse i mjatë si intelektual keni mbajtur qëndrim kritik ndaj qeverisë Rama. Cilat janë sipas jush gabimet e Ramës në 8 vjet qeverisje?

Rama këtë radhë e ka betejën me popullin e tij që i ka hyrë në hak keqaz dhe e ka prerë në besë për arsye madhore! Nuk ka udhëheqës në botë të mashtrojë kaq shumë popullin e tij në gjithçka! Në premtime të pafundme për mirëqenie, punësim, arsim dhe shëndetësi! Nuk ka gënjyer askush sa ai për gjithçka! Nuk ka fshehur askush sa ai bizneset e qeverisë, lidhjet me oligarkët! Askush në historinë e Shqipërisë nuk ka vjedhur sa ai dhe nuk i ka keqpërdorur si ai paratë e shqiptarëve. Ka fshehur çdo aspekt të qeverisjes duke afruar oligarkët, njerëzit pa moral dhe parime! Ka vjedhur në mënyrë skandaloze paratë e shqiptarëve dhe krejt si në kazino i ka lënë ato në gjyqet e Europës për fajet e tekave të tij! Edi Rama është i vetmi udhëheqës që udhëhiqet veç nga fryn era dhe jo nga parimet! Përfundimi: hapet në duart e Erdoganit, sahanlëpirës i Putinit, apo me halucinacionet e një udhëheqësi botëror kur është udhëheqësi i popullit më të varfër të Europës. Është pafalshme kërdia që ai po bën në shpopullimin e vendit! Mijëra të rinj e te reja, intelektualë po lenë me dhimbje një atdhe që nuk afron më minimalen! Edi Rama është bërë gjithsesi një demagog që ia kalon Enver Hoxhës! Ai ka përgjigje për gjithçka dhe ka mbështetur gjithçka në oratorinë e tij! Por kjo e bën më të mjerë çdo ditë e më shumë! Fjalët e tij i merr era shumë shpejt dhe mjerimi është ai që mbetet, realiteti mbytës në gjithçka! Eshtë e çuditshme që ithtarët e tij që vazhdojnë të besojnë daullet nuk arrijnë të kuptojnë se unë s’kam asgjë me Edi Ramën, por s’mund të hesht para kësaj gjendje! Dhe unë besoj se përveç këtyre të këqijave, ai ka bërë ca punë megjithëse i ka pasur detyrë dhe me paratë e shqiptarëve! Ka hapur rrugë, kanale, pallate, spitale, shkolla, reparte ushtarake, ka ngritur komanda policije ka lyer qytetet! Por ka varfëruar popullin e tij! Papunësia është ndër vendet më të para në botë! Populli ka ikur i lemeritur! A s’të kujton kjo praktikën makabre të Enver Hoxhës? Çfarë pret më shumë Edi Rama ? Që të mbesin 5 vetë ta përkrahin? Apo ta hedhin si Enverin urrejtja mbarë popullore? Vërtet s’e kupton Edi Rama se i ka mbaruar çdo energji dhe çdo vizion për të qeverisur?

-Po me artin në përgjithësi çfarë qëndrimi ka mbajtur Rama?

Dikur më 2013 kam bërë më të mirën time duke e përkrahur të vinte në pushtet një shtetar i ri, një djalë Tirane që pastroi Lanën dhe parqet e Tiranës! Por ai vërtetoi shumë shpejt se pas demagogjisë së tij fshihej mafia më montstruoze! Dhe pas sjelljes së tij prej garipi godiste mosmirënjohja e paimagjinueshme! Ai ka kohë që e ka shkelmuar artin….

 – Rama dhe pse drejton një qeveri të majtë rrallëherë përmend Luftën Nacional-Çlirimtare dhe ka rehabilituar figura që kanë qenë kundër kësaj lufte… Mendimi juaj për këtë qëndrim?

 

Eshtë fyese për shqiptarët të harrohet apo anashkalohet lufta Nacional Çlirimtare! Vërtet kjo luftë ishte një nga lufëtrat që kishte një qëllim progresist, që pushtetarët e sotëm duhet të bëjnë kujdes në vlerësimin dhe respektin e këtyre vlerave! Largimi dhe injorimi i këtyre vlerave dhe ndërkohë miqësia me serbët tregon se Edi Rama ka humbur ekulibrin!

 

-Aktualisht përveç krijimtarisë letrare, cilat janë aktivitetet e Hushit?

Përsa i përket kohës time dua të theksoj se muzika dhe letërsia janë dy fokuset e mia më të mëdha.  Ndërkohë që po merrem me librin tim të dytë me poezi dhe një dramë për Korçën, po përgatis CD time të re me këngë të ndryshme që do të jetë një surprizë e vërtetë për dëgjuesin shqiptar!

Repertori specifik?

– Në repertorin tim kam shumë opera, por un s’jam partizan i sasisë, por i cilësisë. Po them se dhjetë opera i kam të mijat dhe ato janë operat më të vështira dhe më të kërkuarat si: Turandot, Manon Lescout, Il Trovatore, Cavaleria Rusticana, Otello, Pagliaci, Tosca, Aida, Andrea Schenier, Carmen

– Tenorët e mijë të preferuar janë: Di Stefano, Pavaroti, Domingo, Jose Carreras dhe Profesori im Franco Corelli

Familja për Hushin…

– Familja edhe tek një këngëtar si për çdo profesion tjetër do thoja, është ajo energji dhe forcë e padukshme që të jep krahë, të mbush dhe të shtyn përpara, ti japësh gjithçka publikut por dhe atyre njerëzve tuaj të dashur që prej vitesh nuk lodhen duke të ndjekur, duke të ndihmuar që performanca jote të jetë maksimale, duke ndarë me ty çdo detaj dhe shqetësim që ofron jeta artistike e një këngëtari që është çdo dit në lëvizje

E veçanta me të madhen Nina Mula

Duke qenë se unë kisha përfunduar një herë studimet e larta, në kohën e monizmit ishte e ndaluar vazhdimi i dy fakulteteve, kështu që u vendos që duke patur parasysh dhe formimin tim të përgjithshëm kulturor, që unë të vazhdoja vetëm studimet muzikore si një rast i veçantë, në Teatrin e Operës duke qenë njëkohësisht i emëruar aty si solist. Dhe mësuesja ime e kantos u caktua Nina Mula, mësuesi personal i solfezhit i madhi Simon Gjoni dhe mësuesja e pianos Lili Tafaj. Unë u emërova në një institucion të tillë kulturor që ishte maja dhe kulla e fildishtë e kulturës shqiptare e asaj kohe, ku unë firmosja borderonë përkrah emrave të mëdhenj si: Gaqo Cako, Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, Tatiana Kora, Edit Mihali, Ibrahim Tukiçi, Hysen Koçia, Shqipe Zani, Gjergj Sulioti e Fitore Mamaqi.