Flet Prof. Dr. Lush Susaj: Korrupsioni po shkatërron bujqësinë në Myzeqe dhe Shqipëri, fermerët nën hajdutërinë e sistemit politik

324
Sigal

 

Fermerët dhe blegtorët e Myzeqesë dhe gjithë Shqipërisë, nuk janë më nën pushtuesit e huaj, por nën një pushtues tjetër: Nën hajdutërinë e sistemit politik. Sot, fermeri myzeqar nuk ka specialistët e fushave të mirëfillta të prodhimit e as tregjeve.

Gazeta Telegraf

Problemet e bujqësisë shqiptare nuk kanë të sosur. Myzeqeja dikur hambar i Shqipërisë sot vuan nga probleme të shumta. Problemet sigurisht kanë të bëjnë me ujitjen, politikat e qeverisë për bujqësinë, si dhe mënyrën e organizimit të shitjes së prodhimit. Mbi këto probleme do flasë z. Susaj në këtë intervistë..

-Në një bisedë keni përmenduar Sami Frashërin,i cili flet për shqiptarët dhe për fushën e Myzeqesë. Diçka më konkrete!

Në vitin 1899, fiks para 122 viteve, është botuar në Bukuresht vepra e Sami Frashërit me titull: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”.Përmbajtja e kësaj vepre është dritë dhe kushtrim për shqiptarët, qëtë hapin sytë e mendjes e tëzemrave e tëpunojnë ditë e natë për t’u rikthyer sa më parë në idealet dhe në rrugën hyjnore tëmendimtarëve dhe tëpatriotëve të Rilindjes sonë kombëtare. Në kuadrin e kësaj trajtese, të frymëzuar dhe tëimponuar nga ndërgjegjia ime përballësituatës katastrofike të bujqësisë dhe blegtorisë nëFushën e Myzeqesë, po sjell ndërmend dy përcaktime origjinale të Sami Frashërit: thjesht e vetëm për të kuptuar edhe më mirë pasojat e mosvëmendjes, tëheshtjes dhe tëabuzivizmit me bujqësinë dhe blegtorinë e Myzeqesë, çështje që impakton gjithë jetën ekonomike e shoqërore tëShqipërisë.Në këtë vepër, Samiu shtron pyetjen: Qysh janë sot shqiptarët?, dhe në lidhje me shkaqet, argumentonte duke thënë se: “Shqiptarët janë robër të poshtëruar, t’unjurë, të shkelur e të çpërnderë. Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duan me pahir, t’i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot”.Unë do të doja të mos ishte kurrë e vërtetëpamja dhe situata aktuale nëfushën e bujqësisë dhe blegtorisë së Myzeqesë, dhe gjithë Shqipërisë. Ky është një realitet, që nuk varet nga vullneti e as nga dëshira ime, pavarësisht se në këto 20 vite, kurrë nuk kam heshtur përballë korrupsionit, abuzivizmit dhe fiktivitetit në bujqësi e blegtori. Klithmat e fermerëve dhe fjalët tona për më shumë kujdes me zhvillim shkencor të bujqësisë dhe blegtorisë duket qëkanë ra në vesh të shurdhër. Në rastin më të mirë, mund të jenë bërë shkak për të kopsitur më mirë dosjet fiktive, apo për të hartuar ndonjë ligj të shkruar me ngut e thjeshtë të mbetur në letër, apo për të lëvizur ndonjë specialist, sa për të thënë se po reagojmë ndaj parregullsive. Në të vërtetë, totalisht për arsye korruptive, situata ka ardhur vetëm duke u përkeqësuar.Fermeri shqiptarë, si kurrë më parëndodhet nën peshën e rëndë të korrupsionit, të injorancës, të mashtrimit, të varfërisë dhe të dëmtimit të pronës dhe të çdo gjëje tjetër që ka arritur të krijojë në shekuj e breza.Për këtë arsye, fjalët e Samiut se “Shqiptarët janë robër të poshtëruar, t’unjurë, të shkelur e të çpërnderë”, duket sikur janë shkruar enkas për fermerët e Myzeqesë dhe të gjithë Shqipërisë, mbi të cilët rëndon varfëria, abuzivizmi dhe ligësia e një administrate që duket sikur mendon dhe punon vetëm se si t’ua nxijë jetën, si t’ua shkatërrojë prodhimet, si t’ua shkatërrojë punësimin dhe të ardhurat, si t’ua thelloj hendekun me tregjet rajonale dhe Europiane.

Mungesa e agronomit dhe veterinerit të mirëfilltë e të mirëpaguar tek koka e bimës dhe blegtorisë, është e pafalshme. Mungesa e monitorimit të rregullt të prodhimit të fidanave të perimeve ka sjellë shumë problem

Administrata e ligë, duket sikur punon vetëm kundër zgjidhjeve racionale dhe vetëm për t’ua pamundësuar punën dhe jetën në pronat dhe në profesionet e tyre. Fermerët dhe blegtorët e Myzeqesë dhe gjithë Shqipërisë, nuk janë më nën pushtuesit e huaj, por nën një pushtues tjetër edhe më mizorë e më tinëzarë, nuk ka pushtues më shkatërrimtarë e më turpërues se sa korrupsionin dhe hajdutërinë e ngritur në sistem politik. Unë nuk mund të heshtë kurrë përpara shkatërrimit korruptiv të bujqësisë dhe blegtorisë së Myzeqesë, dhe kjo vetëm për faktin se Myzeqeja është zëmra e bujqësisë shqiptare. Sami Frashëri, fjalë për fjalë ka shkruar: “Pas udhëvet m’e para punë për të bërë, është Myzeqeja. Kjo fush’ e gjerë është një magji e madhe, që munt t’ushqenjë gjithë Shqipërinë e të nxjerr’ edhe shumë drithë e të tjera gjëra, po që të ndërtohet si duhetë. Për të ndërtuarë kjo fushë, duhet të hapen lumenjtë, Semani, Lumi i Beratit, Devolli etj, si edhe Vjosa e Shkumbini, që rrjedhinë nëpër anët të saj.Këta lumenj duhetë të thellohen e t’u bëhen mure, tek duhet, që të mos përndahet ujët e tyre nëpër fushë.Atëherë munt t’u bëhen edhe ca dyer e vija që të hapen e të mbyllen e me të cilat të ujitetë gjithë fusha. Myzeqeja do të bëhet një arë e gjerë dhe e gjatë e cila, me qenë nënujë e me të pasur pjellor, do të bëhet një Egjypt i dytë. Bregoret’ e Mvzeqesë munt të mbulohen me vreshta e me ullinj; edhe luadhët e saj munt t’ushqejnë kuaj e bagëti, sa të mbushin jo vetëm Shqiperinë, po edhe Evropën”.Mirëpo, përballë grykësisë dhe paturpësisë së korrupsionit, ideali dhe dëshira e Sami Frashërit dhe çdo mendimtari tjetër, nuk vlejnë për asgjë.Këtë të vërtetë, do të përpiqëm që tua zbuloj përmes disa dëshmive tëmëposhtme, të cilat mund t’i shikojë e mund t’i prekë gjithkush e në çdo cep të Myzeqesë.

– Cilat janë disa ngagoditjet që marrin çdo ditë fermerët e Myzeqesë?

Me krahinën dhe popullin e Myzeqesë, Shqipëria dhe shkolla shqipe kanë një lidhje historike që rrezaton ndër shekuj e mijëvjeçarë.Është fjala për Kongresin e Lushnjes që i dha Shqipërisë shtetin e saj legal, të gjithëpranuar e për herë të parë funksionalë.Ndërsa ngjarja e dytë ka të bëjë me Shkollën e Mesme Bujqësore të Lushnjes, e hapur me 1 Tetor 1921, kohë ku shteti ynë e fillonte jetën institucionale me vetëm 67 agronomë dhe 34 veterinerë. Kjo shkollë që këtë vit mbushi 100 vite, ka shërbyer si themel për Universitetin dhe për përgatitjen e mendimtarëve më të mirë të bujqësisë shqiptare, ku padyshim që më të mirët ishin dhe janë ata që erdhën nga tradita dhe nga vatrat e kultures myzeqare. Ndërsa sot, fermeri myzeqarë nuk ka specialistët e fushave të mirëfillta të prodhimit e as tregjeve, e përpasojë merr goditje të njëpasnjëshme për cilësinë, sëmundjet, tregjet, çmimet, etj.Mungesa e agronomit dhe veterinerit të mirëfilltë e të mirëpaguar tek koka e bimës dhe blegtorisë, është e pafalshme, e pa arsyeshme e me shumë pasoja.Mungesa e monitorimit të rregullt të prodhimit të fidanave të perimeve në sera, të dokumentimit të origjinës së farave, të çertifikimit të fidanave dhe të materialit mbjellës, është një tjetër aspekt nga ku burojnë dëmet ndaj fermerëve.Po këtë punë mund ta organizojë deri në detaje e të ndëshkojë abuzuesit vetëm shteti, që mesa duket jep akoma paga për militantë e njerëz që nuk dinë të punojnë e as të mbulojnë përgjegjësitë e tyre administrative. Nuk ka arsye që të mos hetohet dorae ndëshkohet që shkaktoi dëmin e madh në serat e Roskovecit (Suk 1 dhe Suk 2), të Arapaj etj. Një dëm që nuk duhet të përseritet. Fermerët e domates, ankohen se ju prishet domatja gjatë transportit. Kjo dukuri godet duke ulur besimin dhe çmimin e shitjes së deri në 30 lekë/kg, në një kohë që shitja në Serbi dhe Rusi bëhet me 1,5 Euro/kg, ndërsa trangulli me rreth 1 Euro/kg. Këtu mund të shifet se sa fiton fermeri dhe sa fitojnë grumbulluesit, të cilët marrin edhe subvencionet e pamerituara, për shkak të mënyrës idiote e korruptive të subvencionimit. Po edhe këtë defekt duhet ta marrë në dorë shteti që ka për detyrë për t’i mësuar dhe kontrolluar fermerët se si përdoret etileni, si dhe kur bëhet plehërimi azotic etj.Është shteti që duhet të ndërhyjësa më parë për të bërë subvencionimin për njësi prodhimi e jo për lartësi të harkut të serës.Subvencionim për lartësi të harkut të serës, një mënyrë që nuk e ka asnjë vend i kësaj bote. Sipas kësaj mënyrë, subvencionohen të pasurit, që ndërtojnë sera me kosto mbi 20000 Euro/Dy, ndërsa fermerët që punojnë me serat e tyre më të ulëta, por efektive, e që kushtojnë rreth 7000 Euro/Dy, nuk marrin asnjë qindarkë. Në terren zhvillohet një lojë përçarëse, shumë e dëmshme e që shkatërron konkurencën. Në këtë mënyrë, rrjedhin subvencionet në pak duar e jo tek prodhuesit real dhe shumica e fermerëve të Myzeqesë. Një tjetër problem që e ka shkaktuar dhe po e mban gjallëpolitika e gabuarështë kostua e lartë e punimeve mekanike dhe situata monopol e importit dhe e çmimeve të makinerive bujqësore.Kështu plugimi itokës nga 1000 lek/dy, ka shkuar në 1400 lek/dy, rritje 40%.Njëlloj edhe diskimi, frezimet dhe mbjelljet, një kosto që shteti e rriti edhe përmes taksimit pa kriter të naftës dhe gazit për bujqësinë.Në këtë rrugë, fermeri e merr sot me 80 lekë/litër gazin dhe me 180 lek/litër naftën.Propaganda bajate flet aq shumë për naftën pa akcizë, ndërsa situata në terren është tjetër.

Subvencionim për lartësi të harkut të serës, një mënyrë që nuk e ka asnjë vend i kësaj bote. Sipas kësaj mënyrë, subvencionohen të pasurit, që ndërtojnë sera me kosto mbi 20000 Euro/Dy. ndërsa fermerët që punojnë me serat e tyre më të ulëta, por efektive, e që kushtojnë rreth 7000 Euro/Dy. nuk marrin asnjë qindarkë

Më konkretisht?

Më konkretisht:për çdo hektarë me misër janë dhënë 60 litra naftë.Misri ujitet, minimumi 5 herë.Një pompë 4 polëshe shpenzon minimumi 1 litër naftë në orë.Pompa duhet të punojë 15 orë për hektarë, e shpenzon 15 litra naftë.Pra vetëm për ujitjen duhen 75 litra (nga 50 që janë dhënë).Shtrohet pyetja: Po punimet mekanike, transporti, përpunimi, etj, me çfarë mendojnë se bëhën? Kujtoj faktin që mekanika nuk punon me ujë.Një tjetër goditje e fermerëve ju vjen nga rritja e çmimit të plehërave kimike bazë, një rritje jashtë çdo logjike tregu. Aktualisht fermeri myzeqar e blen DAP-in me 10000 lek.kv, nga 6500 që ishte, një rritje prej 35%, nuk ka asnjë bazë përveç situatën monopol. Po kështu edhe urenë e blen me 9000 lek/kv, nga 5500 që e blinte mëparë.Këtë punë duhet ta marrë në dorë shteti që ka për detyrë të mbrojë qytetarinë, punësimin dhe prodhimin nga abuzuesit.Ndërsa fenomeni më fshikullues është ai i braktisjes së mbarështrimit të gjedhit dhe blegtorisë. Pa u zgjatur, sjell ndërmend faktin që  fermeri i Myzeqesë, sot po e shet një litër qumësht me 35-38 lekë, ndërsa blen 0,5 litër ujë me 70 lek/shishe. Kjo ndodh në një kohë që për një kokë lopë, fermeri shpenzon një deng barë që kushton 500-600 lekë/ditë dhe jo më pak se 4 kg misër të bluar që kushtojnë 200 lekë/ditë. Ndërsa punimet e tokës për foraxhere, transportet, etj, kanë kosto shumë të lartë. E gjitha kjo buron nga një lloj përçmimi dhe padije e thellë e administratës, që ndihmon drejtpërsdrejti monopolet dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e prodhimit bujqësorë.Unë mendoj se shteti ynë i ka të gjitha mundësitë për ta ndalur degradimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, për të ndalur një shpopullim dhe katastrofë për sigurinë ushqimore dhe ekonominë e vendit. Unëmendoj dhe shpresoj që politika do të bëhet më e ndjeshme ndaj fateve dhe potencialeve tona prodhuese, sikurse janë bujqësia dhe blegtoria në fushën e Myzeqesë.