Flet i riu me koronavirus:Kam 36 orë tek Infektivi vetëm një doktor më ka parë, as për analizën nuk më njoftuan

479
Sigal

31-vjeçari i prekur me koronavirus, i cili ndodhet në Spitalin Infektiv në QSUT ka deklaruar se ka 36 orë që ndodhet i shtruar, por vetëm një doktor ka parë gjendjen e tij.

Ai ka treguar se asnjë nga mjekët nuk e ka njoftuar as për rezultatin e analizës.

“Të premten kontaktova urgjencën, pas rastit të Lushnjës. Të shtunën mora 127 në telefon, nuk ma hapën, kisha shumë temperaturë. Shkova në spital privat dhe ata më çuan tek Infektivi. Nuk më kanë njoftuar që kam dalë pozitiv dhe se çfarë mjekimi duhet të marrë. Kam 36 orë në spitalin infektiv dhe vetëm një doktor ka ardhur për të më parë. Nuk ka ardhur askush tjetër, vetëm infermierët.

Edhe infermierët janë të çuditur e nuk e dinë si ka mundësi që jam i infektuar. S’kam asnjë përgjigje. Unë jam top, por më ka kapur paniku.

Jam trembur për familjarët e mi nuk po i bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta. Ministria ka dalë në një komunikim dhe ka thënë që jam prekur me koronavirus”, shprehet ai